Bayern Munichu ka qenë i interesuar në transferimin e Leroy Sane, por duket se Machester City nuk dëshiron ta shesë anësorin te bavarezët.
Skuadra angleze e njoftoi klubin gjerman se për ta transferuar anësorin e tyre duhet të paguajnë 100 milionë euro, andaj ata janë tërhequr nga gara, pasi sipas tyre çmimi është i lartë.
Bayerni ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që të paguajnë vetëm 80 milionë euro për transferimin e Sanes, pasi aq është e limituar shuma e tyre për një transferim.
Manchester City e refuzoi atë shumë, andaj sipas Calciomerato.com, kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për Juventusin që ta transferojë anësorin gjerman.
Zonja e Vjetër ka shfaqur po ashtu interesim për Sanen, andaj në verë mund të tentojë transferimin e tij, pasi Paulo Dybala pritet të largohet.
Torinezët tashmë janë në dijeni se për t’i marrë shërbimet e gjermanit duhet t’i paguajnë 100 milionë euro, por që përparësia e tyre është që mund ta marrin atë nga shitja e argjentinasit. /Telegrafi/