Gonzalo Higuain mund të luajë një rol të rëndësishëm në angazhimin e Maurizio Sarrit te Juventusi nga sezoni i ardhshëm.
Gazzetta dello Sport raporton se torinezët janë të gatshëm që të paguajnë nëntë milionë euro për t’i siguruar shërbimet e trajnerit italian nga Chelsea, mirëpo janë duke e menduar edhe një plan tjetër.
Zonja e Vjetër nuk e dëshiron rikthimin e Higuainit në skuadër, duke menduar që t’i ofrojnë shërbimet e tij te të Blutë e Londrës, në mënyrë që ta transferojnë Sarrin.
Chelsea nuk dëshiron ta lë të lirë strategun italian që të largohet dhe për këtë kërkon një dëmshpërblim prej afro nëntë milionë eurosh për shkëputje të kontratës.
Kështu, Juventusi po planifikon që ta përdorë sulmuesin argjentinas si pjesë të marrëveshjes, edhe pse vështirë se mund të realizohet një operacion i tillë.
Higuain ishte i huazuar për gjashtë muaj në Stamford Bridge, duke mos arritur ta tregojë veten, prandaj Chelsea vështirë se mund të pranojë një marrëveshje të tillë. /Telegrafi/