Telegrafi

Juventusi mund ta blejë Jamesin për 42 milionë euro

Bayern Munich do të njoftojë së shpejti se do ta kthejë James Rodriguezin në Real Madrid, kështu që Juventusi mund të blejë kolumbianin për 42 milionë euro.

27-vjeçari kolumbian aktualisht është jashtë veprimit pas një lëndimi të ligamentit të gjurit.

Ai është në sezonin e dytë të një marrëveshjeje dyvjeçare huazimi me një kosto prej 13 milionë euro.

Bavarezët gjithashtu kanë një mundësi për ta blerë përfundimisht nga Real Madridi në qershor të vitit 2019 për një tjetër shifër prej 42 milionë eurosh.

Sipas gazetave gjermane, Bayern Munich ka vendosur të mos e aktivizojnë atë klauzolë, duke e lejuar atë të kthehet në klubin e tij amë.

Pasi që nuk ka vend për të në Madrid, Juventusi mund të transferojë kolumbianin vetëm për 42 milionë euro që Bayerni refuzoi të paguajë.

Deri më tani këtë sezon, James ka kontribuar me tre gola dhe dy asistime në 11 ndeshje konkurruese për gjermanët. /Telegrafi/