Site icon Telegrafi

Juventusi monitoron situatën e Courtoisit

during the Premier League match between West Bromwich Albion and Chelsea at The Hawthorns on November 18, 2017 in West Bromwich, England.

Mediat në Belgjikë raportojnë se gjiganti italian, Juventusi po monitoron me vëmendje situatën e portierit Thibaut Courtois në Chelsea.

Numri 1 i Bluve thuhet se kërkon plot 210 mijë euro në javë për të nënshkruar një marrëveshje të re në Stamford Bridge.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë admirues të njohur të reprezentuesit belg, ndërsa Atletico Madridi gjithashtu janë të interesuar ta sjellin atë përsëri në skuadër.

Lexo po ashtu L’Equipe publikon formacionin më të mirë të Ligës Premier për sezonin e ri (Foto)

Sipas mediumit Het Laaste Nieuws, Juventusi është klubi më i fundit që po shikon mundësinë e transferimit të Courtois.

Legjenda Gianluigi Buffon do të tërhiqet nga futbolli në verë, me Wojciech Szczesny që është nënshkruar si një zëvendësim i mundshëm.

Buffon do të pensionohet, ndërsa belgu shihet si zëvendësues afatgjatë

Ndërkohë që klubi vazhdon të mbështesë shpresat e tyre në polakun që të bëjë më mirë, ata po shohin alternativa të tjera të nivelit të lartë.

Të vetëdijshëm për interesin në shërbimet e tij, Courtois i ka thënë Chelseat se dëshiron të jetë portieri më i paguar në Ligën Premier.

Belgu kërkon të bëhet portieri më i paguar në Ligën Premier

Atletico, klub i cili belgu kaloi tre vjet në huazim nga 2011 deri në 2014, mund të kthehet tek portieri i tyre i mëparshëm nëse humbasin Jan Oblak gjatë verës.

Lexo po ashtu Chelsea mendon transferimin e Oblakut nëse Courtois largohet

Ndërkohë, PSG dëshiron të nënshkruajë një portier të klasit të lartë pasi ata duan të konkurrojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Interesimi i Real Madridit në një numër 1 të ri duket të jetë zvogëluar pasi Keylor Navas ka rizbuluar formën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version