Telegrafi

Juventusi monitoron Otamendin

Manchester City do të përballet në verë me një betejë për mbajtjen e mbrojtësit argjentinas, Nicolas Otamendi .

Sipas mediumit Ole, mbrojtësi i Cityt, Otamendi po kërkohet nga gjiganti italian, Juventusi.

Gazeta argjentinase mendon se ai është një objektiv real për gjigantët e Torinos, të cilët po kërkojnë përforcime mbrojtëse.

Lexo po ashtu Këta janë 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në histori: Lucas Hernandez kalon në pozitën e dytë

Otamendi duket i vendosur të largohet nga City gjatë verës në kërkim të lojës së rregullt në ekipin e parë, pasi tek ekipi anglez ka mbetur rezervistë.

Otamendi nuk është i kënaqur me minutat te City (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola po i beson më shumë dyshes Aymeric Lapore dhe John Stones, ndërsa rezervist i pari mbetet Vincent Kompany.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/