Telegrafi

Juventusi, Milani dhe Barcelona në ‘luftë’ për Rabiotin

Adrien Rabiot (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Mesfushori francez, Adrien Rabiot vazhdon të mbetet objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Rabiot është në vitin e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain dhe kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.

Kështu, francezi është i lirë që nga janari të bisedojë me skuadra tjera dhe mund të nënshkruaj edhe para-kontratë.

Lexo po ashtu Rabiot i thotë jo kontratës së re me PSG-në

Problemi është se mesfushori francez ka shumë oferta në drejtim të tij dhe zgjedhja do të jetë shumë e vështirë.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Rabiot mbetet njëri nga më të kërkuarit e këtij vitit.

Lexo po ashtu Rabiot refuzon edhe një ofertë nga PSG, Liverpooli gati t’ia plotësojë kërkesat francezit

CDS raporton se Juventusi, Barcelona dhe Milani duan të sigurojnë sa më shpejt shërbimet e tij.

Përveç këtyre skuadrave, interesim për francezin ka shprehur edhe Interi, Roma, por edhe Liverpooli. /Telegrafi/