Mesfushori francez, Adrien Rabiot vazhdon të mbetet objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Rabiot është në vitin e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain dhe kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.
Kështu, francezi është i lirë që nga janari të bisedojë me skuadra tjera dhe mund të nënshkruaj edhe para-kontratë.
Problemi është se mesfushori francez ka shumë oferta në drejtim të tij dhe zgjedhja do të jetë shumë e vështirë.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Rabiot mbetet njëri nga më të kërkuarit e këtij vitit.
CDS raporton se Juventusi, Barcelona dhe Milani duan të sigurojnë sa më shpejt shërbimet e tij.
Përveç këtyre skuadrave, interesim për francezin ka shprehur edhe Interi, Roma, por edhe Liverpooli. /Telegrafi/