Një brazilian po largohet dhe një tjetër po afrohet.
Juventusi duket se do t’ia besojë edhe për një tjetër vit krahun e djathtë të mbrojtjes një braziliani.
Fjala është për mbrojtësin e Real Madridit, Danilo i cili do të largohet nga kampionët e Evropës.
Gjiganti italian është tejet e interesuar për transferimin e tij në Torino dhe tani më kanë filluar bisedimet mes dy klubeve.
Sipas medieve spanjolle, Juventus është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro për mbrojtësin e djathtë.
25-vjeçari kërkohet edhe në Ligën Premier, ku Tottenham Hotspurs ka shfaqur interesim për të.
Mbetet të shihet në fund se cilën skuadër do ta zgjedhë ish-futbollisti i Portos. /Telegrafi/