Telegrafi

Juventusi lider, kurse Chelsea vazhdon nga pozita e dytë në Grupin H

(Foto: Twitter/ChelseaFC/JuventusFC)

Juventusi ka arritur fitore prej 1-0 kundër Malmos, derisa Chelsea ka luajtur baras (3-3) në udhëtim te Zenit St Petersburgu në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat e Grupit H e kishin siguruar më herët kualifikimin në të tetën e finales, ndërsa në xhiron e fundit luanin për pozitën e parë në grup.

Moise Kean u tregua i saktë në minutën e 18-të pas një harkimi të mrekullueshëm me të jashtme nga Federico Bernardeschi.

Rezultati në Gazprom Arena u zhbllokua që në minutën e dytë të takimit kur Timo Werner realizoi golin e parë në ndeshje.

Vendasit i përmbysën gjërat pa përfunduar pjesa e parë duke realizuar dy herë përmes Claudinho (38’) dhe Sardar Azmoun (41’).

Në gjysmën e dytë, mysafirët ia dolën ta barazonin e rezultatin me golin e Romelu Lukaku, derisa mundësitë për të dyja ekipet vazhduan.

Dhe derisa skuadra nikoqire po sulmonte, Timo Werner ndëshkoi me golin e dytë personal në ndeshje (86’).

Mirëpo, ndeshja nuk mbaroi këtu, pasi Aleksandr Erokhin pranoi një top jashtë zonës dhe shënoi një gol fantastik për skuadrën ruse (90’+4).

Në këtë mënyrë, Juventusi e mbylli fazën grupore si lider me 15 pikë, derisa Chelsea në pozitën e dytë me 13 pikë. Zenit St Petersburgu do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/