Klubi i madh italian, Juventusi është alarmuar nga situata e mesfushorit spanjoll, Isco Alarcon te Real Madridi.
Isco nuk po kalon ditët e tij më të mira në Santiago Bernabeu që nga ardhja e trajnerit të ri Santiago Solari.
Kjo pasi me ardhjen e trajnerit argjentinas, Isco ma mbetur zgjidhje e dytë apo edhe e tretë e mesfushës, por edhe krahëve të sulmit.
Minutat e pakët të lojës dhe mbetja poshtë në hierarkinë e klubit e kanë frustruar teje maje reprezentuesin spanjoll.
Mediat spanjolle kanë raportuar disa herë se Isco ka shprehur tashmë dëshirën dhe pritet të largohet nga Mbretërit.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi po e vështron me kujdes situatën dhe pritet të lëviz për organizatorin e Real Madridit.
Juve tani i janë bashkuar garës për spanjollin, pasi menaxheri Massimiliano Allegri e ka dëshiruar lojtarin tash e disa vite.
26-vjeçari ka qenë i lidhur edhe një transferim befasues te Barcelona, por edhe në Ligën Premier te Manchester City. /Telegrafi/