Juventusi njoftohet se e ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, pasi paga e Alvaro Moratas është shumë e lartë.
Bardhezinjtë u takuan me sulmuesin e Chelseat dhe agjentin e tij para disa ditësh dhe flitej se mund të bëhet një marrëveshje.
Por, menaxheri i përgjithshëm Giuseppe Marotta këmbënguli se asnjë marrëveshje nuk do të bëhej.
Sipas gazetës Tuttosport, Atletico Madrid janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë për Moratan, dhe Juventusi nuk dëshiron të përputhet me pagën që kërkon spanjolli.
Prandaj, gazeta raporton se Zonja e Vjetër e ka kthyer vëmendjen e saj te Martial, i cili fiton rreth 3.5 milionë euro për sezon në Old Trafford.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, kështu që Juventusi shpreson të jetë në gjendje ta marrë atë për një tarifë të reduktuar.
Megjithatë, ekziston një opsion për një vazhdim edhe për një vit të përfshirë në kontratën e tij te Djajtë e Kuq.
Për sulmuesin francez interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera si Chelsea dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/