Telegrafi

Juventusi kontakte të reja me Barcelonën për shkëmbimin Bernardeschi-Rakitic

Janë duke vazhduar kontaktet mes Juventusit dhe Barcelonës për shkëmbimin mes dyshes Federico Bernardeschi- Ivan Rakitic.

Pavarësisht fjalëve të drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, që tha se nuk ka bisedime, të dy klubet vazhdojnë të flasin për të gjetur një mënyrë të marrëveshjes.

Ajo që kërkohet është balancimi i vlerësimit, gjë që edhe në verë Juve i kërkoi Barcelonës.

Klubi Blaugrana duhet të shesë Rakitic, pasi i duhet rregullim i bilanceve dhe në bisedime me Juventusin, në shkëmbim i kërkoi edhe para.

Në anën tjetër Juve ka kërkuar që shkëmbimi të bëhet kokë më kokë, duke mos pranuar të paguajë asgjë.

Në ditët në vijim pritet të ketë përshpejtim të negociatave. /Telegrafi/