Telegrafi

Juventusi kërkon zëvendësim për Cancelon, tre emra në listë

Mbrojtësi i Juventusit, Joao Cancelo është shumë pranë transferimit te Manchester City për 50 milionë euro.

Sipas “La Stampa”, “Zonja e Vjetër” vetëm ka nisur tashmë kërkimet për zëvendësuesin e portugezit.

Tre janë emrat që dëgjohen më shumë dhe pëlqehen nga drejtori sportiv Paratici.

I pari është Danilo, lojtari i Manchester Cityt, i cili nuk e ka bindur  Pep Guardiolan dhe një largim i tij duket i sigurt.

Nga ana tjetër është shqiptari Elseid Hysaj, i cili është një emër, që përflitet në rast se trajneri i bardhezinjve do të jetë Maurizio Sarri.

Ndërkaq i fundit është lojtari i Tottenhemit, Kieran Trippier, i cili nuk kërkohet vetëm nga Juventusi, por edhe Napoli e Interi. /Telegrafi/