Juventusi është gati që t’i ofrojë kontratë të re mbrojtësit të majtë Alex Sandro, i cili po kërkohet nga Chelsea dhe Real Madridi.
Braziliani u bashkua nga Porto në verën e vitit 2015 për 26 milionë euro.
Ditë më parë u raportua se lojtari kërkohet nga Chelsea dhe Real Madridi, sipas Corriere dello Sport.
Alex Sandro nuk është ftuar nga Brazili për ndeshjet me kombëtaret dhe do të kthehet sot në Vinovo.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, lojtarit do t’i ofrohet një kontratë e re deri në vitin 2021 me rritje të pagës në 3.5 milionë euro. /Telegrafi/