Telegrafi

Juventusi ka marrëveshje personale me De Ligt

Juventusi ka pranuar praktikisht kushtet personale të Matthijs de Ligt dhe një marrëveshje prej 70 milionë eurosh me Ajaxin pritet të zyrtarizohet.

Sipas Sky Sport Italia, Goal.com dhe Calciomercato.com, Bianconerët pranuar të paguajnë një kontratë me vlerë tetë milionë euro në vit plus bonuse të ndryshme, gjë që e bën atë afër kërkesave prej 12 milionë eurosh në sezon.

Lojtari gjithashtu do të ketë një klauzolë lirimi në marrëveshjen me vlerë 150 milionë euro dhe Ajaxi pritet të fitojë 70 milionë euro plus bonuse.

Lexo po ashtu Juventusi afër mbylljes së transferimeve të Rabiot dhe De Ligt

Gazetari Gianluca Di Marzio pretendon se klauzola lirimi ishte një pikë kyçe në negociatat dhe arsyeja kryesore pse PSG nuk arriti të përfundojë transferimin disa javë më parë, pasi këto janë të kufizuara nga rregullat franceze.

De Ligt gjatë një dueli ajror me Ronaldon (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Në të njëjtën kohë, raportet në Francë dhe Spanjë sugjerojnë se Paris Saint-Germain dhe Barcelona vendosën të mos përgatisin një ofertë të re për mbrojtësin, duke besuar se 19-vjeçari tashmë e ka vendosur zemrën në Juve.

Mediumi Voetbal International gjithashtu botoi disa citime të De Ligt që janë më shumë se një muaj, por që konfirmojnë simpatinë e tij për Bianconerët.

Lexo po ashtu Pesë arsyet përse De Ligt duhet të transferohet te Juventusi

“Po flisja me disa miq të fëmijërisë dhe kujtonim se gjithmonë dëshiroja të isha Cristiano Ronaldo kur ishim duke luajtur futboll në kopsht”.

“Fanella ime e parë e futbollit ishte edhe Ronaldo nga ajo kohë”. /Telegrafi/