Telegrafi

Juventusi i ka gati opsionet për Alvesin dhe Sandron

Juventusi është në kërkim të mbrojtësve të krahëve pasi që Dani Alves sigurt do të largohet nga gjiganti italian.

Edhe për Alex Sandron ka një ofertë të majme nga Chelsea, por që fillimisht është refuzuar nga Juve.

Për krahun e djathtë mbesin shumë opsione me Mattia De Sciglion të avantazhuar.

Zonja e Vjetër është takuar edhe me agjentin e Danilos së Real Madridit. Në listë mbetet edhe Matteo Darmian i Manchester United.

Për krahun e majtë në vend se largohet Sandro në listë është Dalbert Henrique Chagas i Nice.

Te Juve mund të ketë ndryshime në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/