Site icon Telegrafi

Juventusi i ka edhe dy dhurata të mëdha për Maurizio Sarrin

Maurizio Sarri. (Photo by Fred Lee/Getty Images)

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici dëshiron t’i japë Maurizio Sarri edhe dy lojtarë të mëdhenj përpara fillimit të sezonit të ardhshëm: Federico Chiesan dhe Mauro Icardin.

Sipas Corriere di Torino, tashmë bisedimet janë në fazën finale dhe lojtarët janë të bindur që të bashkohen me projektin e Juves.

Të dy lojtarët kanë qenë shumë të lidhura me Juventusin në muajt e fundit, me drejtorin Fabio Paratici, që po punon fuqishëm.

 

Tashëm pritet që të dy të largohen nga klubi i tyre përkatës, Fiorentina dhe Interi.

Dyshja nuk nuk do të vijë për çmime të lira dhe kjo është pengesa me të cilën përballet Paratici.

Juventusi duhet edhe të shes lojtarë që të krijojë një fond për blerje. /Telegrafi/

Exit mobile version