Site icon Telegrafi

Juventusi interesohet për Kovacicin

Mateo Kovacic (Getty Images)

Juventusi mendohet të jetë i interesuar për Mateo Kovacicin e Real Madridit, por ai mund të kushtojë deri në 55 milionë euro.

Mesfushori kroat ka përvojën e duhur në Serie A pas kohës së tij të kaluar me Interin.

Kovacic ka fituar shumë trofe që nga transferimi i tij te Real Madridi, por ka bërë vetëm 10 paraqitje këtë sezon në La Liga dhe pritet të largohet.

Lexo po ashtu Juventusi gati të harxhojë 230 milionë euro - Nga Morata te Kovacic e Can, këto janë gjashtë blerjet që po tentohen

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka identifikuar Kovacicin si një lojtar që i pëlqen shumë për mesfushë.

Mateo Kovacic (Getty Images)

Por, sipas këtij mediumi transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi Real Madrid do të kërkojë të paktën 50 milionë euro për të.

Kjo do të thotë se një marrëveshje është e mundshme vetëm nëse Sami Khedira bashkohet me Liverpoolin, ose Miralem Pjanic bashkohet me Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Interi seriozisht për Kovacicin

Binconerët pritet gjithashtu të takohen përsëri me Genoan në takimin e sotëm të Lega Serie A për të diskutuar për portierin Mattia Perin, ndërsa një emër i kërkuar është edhe mbrojtësi Matteo Darmian.

Për Kovacicin i interesuar është edhe Interi që pëlqen një rikthim të kroatit në Giussepe Meazza. /Telegrafi/

Exit mobile version