Telegrafi

Juventusi identifikon dhe ndalon përjetësisht tifozët racist që abuzuan me Lukakun

Mediat në Itali pretendojnë se Juventusi ka identifikuar dy tifozë që abuzuan në mënyrë raciste me Romelu Lukaku të martën mbrëma, një i rritur dhe një i mitur, me të parin që u ndalua përgjithmonë të hyjë në Allianz Stadium.

Curva Sud i Bianconerëve është mbyllur për një ndeshje pas ofendimeve raciste ndaj Lukakut, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit në Torino.

Burime të shumta në Itali, duke përfshirë gazetën La Repubblica, pretendojnë se Bianconerët kanë identifikuar dy tifozë që synonin Lukakun me komente raciste, një i rritur dhe një i mitur.

Tifozi i rritur do të përjashtohet përgjithmonë nga Allianz Stadium, ndërsa i mituri nuk mund të marrë të njëjtin trajtim dhe do të jetë ‘i padëshiruar’ në ndeshjet në shtëpi të Juventusit për dhjetë vjet.

 

Që të dyve do t’u jepet një DASPO (ndalesë e parashikuar nga ligji italian për të parandaluar sulmet e dhunshme në vendet e ngjarjeve sportive) nga Policia dhe do të ndalohen nga të gjitha stadiumet italiane për disa vite.

Sipas La Repubblica, Juventusi ka kërkuar dokumentet në lidhje me mbylljen e Curva Sud dhe mund të bëjë një apel.

Në fillim të kësaj jave, Lazio ka marrë një ndalim të pezulluar me një ndeshje në Curva Nord për thirrjet raciste dhe antisemitike gjatë Derby della Capitale kundër  Romës, pasi Biancocelesi bashkëpunoi me policinë për të identifikuar përgjegjësit dhe bëri deklarata publike duke u përpjekur të pengonte të mos ndodhë sërish, tamam si Juventusi.

Bianconerët gjithashtu mund të apelojnë kundër dënimit me tre ndeshje të Juan Cuadrado pas një grindjeje fizike me Samir Handanovic pas vërshëllimës së fundit. /Telegrafi/