Telegrafi

Juventusi hyn në garë për të nënshkruar me mesfushorin Thomas Partey

Klubi italian, Juventusi ka kontaktuar Arsenalin për një marrëveshje të mundshme për mesfushorin Thomas Partey.

Partey, 30 vjeç, luajti një rol kyç sezonin e kaluar për Arsenalin pasi ata ishin afër fitimit të titullit në Ligën Premier. Por, reprezentuesi ganez mund të shitet këtë verë për të mbledhur fonde transferimi për trajnerin Mikel Arteta.

Arsenali ka pasur dy oferta të refuzuara nga West Ham për Declan Rice, por pritet të kthehet me një ofertë të tretë.

Kështu, Topçinjtë mund të përgatiten për të lejuar Partey të largohet edhe nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Rice.

Lexo po ashtu Arsenali vendos në shitje tre yje për të financuar blerjen e Rice

Ish-mesfushori i Atletico Madrid, i cili ka shënuar pesë gola në 99 paraqitje për Arsenalin që kur u bashkua nga skuadra spanjolle në vitin 2020, ka tërhequr interes nga Arabia Saudite, ndërsa Arsenali i ka dhënë leje për të eksploruar një lëvizje në Superligën Saudite.

Thuhet se Topçinjtë madje shpresojnë të kenë një fitim nga mesfushori, tre vjet pas lëvizjes së tij prej mbi 50 milionë euro nga Atletico.

Megjithatë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano tani ka zbuluar se gjigantët italianë, Juventusi janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e Partey këtë verë.

Ai vjen në mes të pasigurisë për të ardhmen e Adrien Rabiot, me francezin që i skadon kontrata në fund të muajit dhe ende nuk ka arritur marrëveshje rinovimi.

Partey mund të mos jetë i vetmi mesfushor që shkon drejt largimit këtë verë pasi shqiptari Granit Xhaka ka rënë dakord për një marrëveshje për t’iu bashkuar skuadrës së Bundesligës, Bayer Leverkusen. /Telegrafi/