Site icon Telegrafi

Juventusi gati të shesë Pjanicin dhe Khediran për Iscon

Pjanic - Isco (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Juventusi thuhet se është i gatshëm të shesë dyshen e mesfushorëve, Miralem Pjanic dhe Sami Khedira, për të transferuar yllin e Real Madridit, Isco Alarcon.  

Një nga lojtarët e Real Madridit që ka më shumë mundësi për t’u larguar nga klubi qoftë në janar ose në qershor është mesfushori spanjoll Isco.

Ish-lojtari i Malagas, që nga ardhja e Solari, nuk ka qenë një protagonist dhe do të marrë parasysh mundësinë e largimit në kërkim të një roli më të rëndësishëm.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Manchester City do të tentojnë të përfitojnë nga situata e Iscos

Kështu, sipas informacioneve që vijnë nga Italia, konkretisht nga mediumi Sky, i gjithë Juventusi po mendon për një ndryshim të mesfushës.

Pjanic dhe Khedira (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

 

Sipas Sky, drejtuesit e Zonjës së Vjetër mendojnë ta largojnë Pjanicin dhe Khedira për të marrë shërbimet e mesfushorin të Real Madridit, Isco.

Megjithatë, bardhezinjtë nuk janë të vetmit që e duan yllin spanjoll.

Lexo po ashtu Isco i etur për tu transferuar te Man City

Dy klubet angleze, Arsenali dhe Manchester City dhe ato italiane Milani dhe Napoli janë gjithashtu duke monitoruar situatën e Iscos.

Mesfushori spanjoll nuk u paraqit asnjë minutë në finalen e Kupës së Botës të Klubeve dhe situata e tij është bërë edhe më delikate. /Telegrafi/

Exit mobile version