Site icon Telegrafi

Juventusi gati të bëjë ndryshime të mëdha për të nënshkruar me Pogban, largon tre lojtarë

Klubi italian, Juventusi është gati të bëjë ndryshime të mëdha për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Pa kontratë në qershor, francezi ka pezulluar bisedimet për një marrëveshje të re me United deri në fund të sezonit.

Por, Pogba vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të preferuar të klubeve të mëdha evropiane, sidomos tani kur mund të transferohet si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Paul Pogba i gatshëm për t’u larguar nga Man Utd këtë verë

Ndërsa Paris Saint-Germain është i interesuar, ish-klubi i Pogbas, Juve është gjithashtu i interesuar dhe është gati të ndërmarrë hapa të mëdhenj për të rikthyer francezin në Torino.

Mesfushorit francez thuhet se do t’i ofrohet një kontratë me vlerë nëntë milionë euro në vit nga Bianconerët për katër sezone.

Juve planifikon të krijojë vend në buxhetin e tyre të pagave për Pogban duke shitur mesfushorët Arthur Melo, Adrien Rabiot dhe Weston McKennie gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version