Juventusit po i vjen zgjidhja nga Britania e Madhe për mesfushën, pas lëndimeve të Paul Pogbas dhe Weston McKennie.
Manchester City është i interesuar në transferimin e Arthur Melos dhe janë të gatshëm të futen në bisedime me Zonjën e Vjetër për atë që e kërkon.
“Qytetarët” janë gati të ofrojnë Ilkay Gundoganin, për të marrë në këmbim brazilianin që nuk është në planet e Biankonerëve.
Ky i fundit shihet si i tepërt te Juventusi dhe për bardhezinjtë mund të jetë një lëvizje e mirë, duke ditur se dy lojtarët kërkojnë aventura të reja.
Gudogan nuk ka shumë minuta te kampioni i Ligës Premier, andaj nëse kalon në Torino – do të luante standard.
Brenda kësaj jave priten lëvizjet e para mes dy klubeve dhe ka sinjale pozitive se marrëveshja mund të arrihet shpejtë. /Telegrafi/