Site icon Telegrafi

Juventusi e do Lukakun pavarësisht shitjes së ndonjë lojtari

Juventusi mund të përpiqet të sigurojë Romelu Lukakun nga Chelsea edhe pa e shitur më parë Dusan Vlahovicin apo Federico Chiesan, pasi raporti i tij me Interin është prishur plotësisht.

Sulmuesi dukej se po shkonte drejt një rikthimi të përhershëm në San Siro këtë verë pas huazimit, vetëm që Nerazzurrët e hodhën atë si një gur pasi zbuluan se ai kishte qenë në bisedime me rivalët e tyre kryesorë në Serie A.

U raportua sërish se Lukaku ka refuzuar propozimet nga Arabia Saudite, pasi ai tashmë e ka zemrën të lidhur me Juventusin, por ata prisnin të shisnin fillimisht Vlahovicin.

Lexo po ashtu Lukaku i kërkon falje Interit, por drejtuesit dhe lojtarët nuk e pranojnë

Tani mediumi Calciomercato.com pretendon se situata po ndryshon përsëri, sepse Vlahovic ende po lufton me problemet e dëmtimeve dhe trajneri Max Allegri po e shtyn Juventusin që t’i sigurojë atij shërbimet e Lukakut pavarësisht statusit të serbit.

Kjo do të kërkonte një qasje të ndryshme ndaj Chelseat, siç është kërkesa për të marrë Lukakun në huazim me një opsion blerjeje.

Lexo po ashtu Zbulohen detajet kontraktuale të Lukakut te Juventusi

Ndërsa ata kishin refuzuar një kërkesë të ngjashme për të rinovuar huazimin nga Interi, ata mund të ishin më të prirur për të pranuar një marrëveshje krejtësisht të re me Juventusin.

Çmimi i kërkuar është gjithashtu rreth 40 milionë euro, i cili mund të pakësohet me futje e ndonjë lojtari si pjesë e shkëmbimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version