Rivaliteti mes Juventusit dhe Interit nuk njeh kufi sa që njëra dy skuadrat synojnë që në vazhdimësi t’i prishin punë njëra-tjetrës.
Kështu po vepron Juventus në këtë afat kalimtar të verës, pasi është gati t’ia rrëmbejë objektivin e madh Interit.
Sulmuesi belg Romelu Lukaku është objektivi kryesor i Interit për repartin ofensivë, por ofertat e zikaltërve janë refuzuar deri më tani nga Manchester United.
Sky Sport Italia ka njoftuar se Zonja e Vjetër tanimë i ka bërë një ofertë Unitedit për Lukakun.
Juventus e ka ofruar sulmuesin argjentinas Paulo Dybala si shkëmbim kokë me kokë me belgun.
Mbetet të shihet nëse Djajtë e Kuq do ta pranojnë këtë ofertë pasi Dybala ka qenë për një kohë të gjatë në listën e tyre. /Telegrafi/