Juventusit e ka shitur njëri prej lojtarëve kryesorë të viteve të fundit te Milani. Bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin i cili pas teksteve mjekësore do të prezantohet te kuqezinjtë.
Bonucci është kthyer në lojtarin më të paguar në Serie A dhe po ashtu pritet të bëhet kapiten i skuadrës.
Por Juventusi nuk është që nuk shet lojtarë kryesorë.
Në vitet e fundit Juve ka shitur edhe lojtarë si Arthuro Vidal e Paul Pogba.
Në të kaluarën emra si Zinedine Zidane, Thierry Henry e Cristian Vieri ishin shitur në mënyrë të papritur nga Juve.
Por Zonja e Vjetër ndër vite e mban një politikë të njëjtë, që lojtarët që nuk e duan qëndrimin, ose edhe e prishin atmosferën në skuadër, largohen.
Më poshtë janë 10 shitjet më të dhimbshme për tifozët juventinë. /Telegrafi/
Christian Vieri
(U ble 1996 – 7,3 miliardë lira, u shit 1997 te Atlético Madrid për 34 miliardë litra)
Thierry Henry
(U ble 1999 nga Monaco për 11,5 milionë euro- u shit 1999 – Arsenal për 13 milionë euro)
Zinédine Zidane
(U ble 1996 nga Bordeaux për 7,5 miliardë lira – U shit në vitin 2001 te Real Madrid për 150 miliardë lira)
Zlatan Ibrahimovic
(U ble 2004 nga Ajax për 16 milionë, u shit 2006 te Inter për 24,8 milionë euro)
Fabio Cannavaro
(U ble 2004 si ndërrim me portierin Fabian Carini, u shit në vitin 2006 te Real Madrid për 7 milionë euro)
Arturo Vidal
(U ble 2011 nga Bayer Leverkusen për 10,5 milionë euro, u shit në vitin 2015 te Bayern Munich për 37 milionë + 3 bunose)
Carlos Tevez
(U ble 2013 nga Manchester City për 9 milionë euro + 6 bonuse, u shit te Boca Juniors për 6,5 milionë)
Paul Pogba
(Erdhi falas nga Manchester United, u shit për 105 milioni + 5 bonuse)
Alvaro Morata
(U ble 2014 nga Real Madrid për 20 milionë euro, u shit në vitin 2016 te Real Madridi për 30 milionë euro)
Leonardo Bonucci
(U ble 2010 nga Bari për 15,5 milionë euro, u shit te Milani në vitin 2017 [për 40 milionë euro)