Juventusi dhe Interi ka kohë që po tentojnë të transferojnë talentin e Fiorentinës, Gaetano Castrovilli.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër dhe Nerazzurët kanë dërguar disa herë zbuluesit e lojtarëve që të shikojnë lojën e tij nga afër.
Nga ajo se çfarë kanë parë, të dy gjigantët italianë janë hedhur në sulm për t’i marrë shërbimet e 22-vjeçarit në afatin kalimtar veror.
Mesfushori ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon, pas dy sezonesh në Serie B me Cremonesen.
Por, Juventusi e Interi janë në dijeni se për të marrë shërbimet e Castrovillit, duhet të paguajnë rreth 20 milionë euro.
Natyrisht se Fiorentina dëshiron të mbajë në pronësi lojtarin edhe për disa vite e më pas të shesë atë për një shumë më të lartë. /Telegrafi/