Mesfushori i Lyonit, Tanguy Ndombele mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasi klubet italiane janë më afër shërbimeve të tij.
Ndombele ka befasuar të gjithë më nivelin e treguar në sezonin e kaluar dhe këtë sezon me Lyonin.
Paraqitjet e tij të mira me klubin kanë bërë që Ndombele të ftohet edhe nga kombëtarja e Francës.
Përveç kësaj, mesfushori qendror ka bërë për vete edhe shumë klube të mëdha evropiane që e duan për sezonin e ardhshëm.
Klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedi dhe Manchester City treguan interesim të madh gjatë verës dhe tani në afatin e janarit.
Megjithatë, ofertat e tyre prej 50 milionë eurosh u refuzuan nga drejtuesit e Lyonit dhe kjo ka ftohur skuadrat angleze.
Sipas mediumit Le10Sport, italianët e Juventusit dhe Interit tani po udhëheqin garën për mesfushorin e talentuar të Lyonit.
Por, Lyon thuhet se e vlerëson plot 80 milionë euro francezin 22-vjeçar dhe klubet nga Serie A duhet ta paguajnë këtë shifër për ta transferuar atë. /Telegrafi/