Site icon Telegrafi

Juventusi dhe Interi në garë për dyshen e talentuar italiane

Juventusi dhe Interi janë vënë pas dyshes italiane Sandro Tonali dhe Federico Chiesa.

Drejtori i ri i Nerazzurrëve, Beppe Marotta, ka punuar me Juve deri në fillim të këtij sezoni dhe si i tillë, ka vazhduar punën edhe në klubin e ri me listën e ngjashme.

Në ditët e fundit të dy klubet janë duke luftuar për mbrojtësin portugez Francisco Trincao, por Tuttosport raporton se dueli nuk përfundon këtu.

Gazeta beson se të dy klubet janë në ndjekje të Sandro Tonalin, i quajtur ‘Andrea Pirlo i ri’.

Tashmë lojtar i kombëtares italiane, Brescia e vlerëson mesfushorin rreth 25 milionë euro.

Pas tij vjen Federico Chiesa, një lojtar që admirohej nga Marotta sa ishte në Torino.

Tuttosport beson se ai gjithashtu do të jetë subjekt i interesit të të dy klubeve.

Fiorentina do të kërkojë rreth 60 milionë euro, por ata duhet të ulen me Juven për të zgjidhur të ardhmen e Marko Pjaca para përfundimit të sezonit./Telegrafi/

Exit mobile version