Juventusi shpreson të bindë Real Madridin të heqë dorë nga Raphael Varane duke ofruar në këmbim mbrojtësin turk Merih Demiral.
Demiral është lart në listën e shënjestrave të verës të Real Madridit dhe ata shpresuan ta joshnin atë duke i ofruar Eder Militao plus para për të.
Megjithatë, klubi italian nuk ishte i interesuar për këtë marrëveshje dhe ka tjetër plan për shkëmbim lojtarësh.
Sipas mediumit Calciomercatoneës.com, Zonja e Vjetër preferonte më shumë Varanen, i cili deri më tani ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij përtej verës së 2022.
Vera 2021 pritet të jetë e nxehtë në aksin Torino-Madrid, pasi në të kaluarën kanë bërë shumë transferime ndërmjet njëra-tjetrës.
Të dy lojtarët thuhet se momentalisht vlerësohen rreth 35-40 milionë euro. /Telegrafi/