Telegrafi

Juventusi cakton çmim për McKennie

(Foto: Instagram/west.mckennie)

Juventusi ka shprehur interesim për shitjen e Weston McKennie në janar dhe tashmë kanë një çmim për mesfushorin amerikan.

24-vjeçari iu bashkua Bianconerëve nga Schalke 04 në shtator të vitit 2020, duke arritur fillimisht si huazim dhe më pas nënshkroi kontratë afatgjate për 20.5 milionë euro.

Edhe pse ka qenë i rregullt në lojën e Zonjës së Vjetër, ai nuk i ka lënë shumë përshtypje Massimiliano Allegrit, i cili e ka njoftuar klubin se nuk e dëshiron shitjen e Adrien Rabiot.

(Foto: Instagram/west.mckennie)

Siç transmeton La Stampa, Juventusi ka caktuar një çmim ndërmjet 25-30 milionë euro për McKennie, kontrata e të cilit është valide deri në janar 2025.

Amerikani ka tërhequr interesimin e klubeve, si Chelsea dhe Liverpooli, të cilët janë të interesuar ta transferojnë në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/