Telegrafi

Juventusi bën ofertë zyrtare për transferimin e Zaniolos

Juvnetusi është duke kërkuar një sulmues dhe është rikthyer te një objektiv i vjetër.

Gjiganti italian prej kohësh ka kërkuar transferimin e Nicolo Zaniolos, por sulmuesi italian u bashkua me Galatasarayn në janar të këtij viti.

Pasi ka shfaqur formë të mirë me fanellën e gjigantit turk duke fituar edhe titullin e kampionit, Zonja e Vjetër po tenton rikthimin e tij në Serie A.

Lexo po ashtu Zaniolo i tunduar nga oferta marramendëse e Al-Hilal

Sipas asaj që ka raportuar ‘Sportmediaset’, Juventusi ka bërë një ofertë ndaj kampionëve të Turqisë me një shifër prej 30 milionë euro për sulmuesin italian.

Kjo shifër, shkon shumë pranë klauzolës së lirimit të Zaniolos me Galatasaray, që është 35 milionë euro.

Lexo po ashtu Zaniolo e pranon publikisht: Juventusi është skuadra e zemrës, do të doja të transferohesha

Pas vetëm gjashtë muajve nga transferimi i Zaniolos, klubi verdhekuq duket i gatshëm për të lënë të lirë italianin.

Galatasaray është lidhur së fundmi me një kalim të Tete nga Shakhtar Donetsk, dhe ky transferim mund t’i hapë rrugë kalimit të Zaniolos në Torino. /Telegrafi/