Sa herë që Juventusi luan si mysafirë në San Siro, stadiumi është plot sikur Interit ashtu edhe kundër Milanit.
‘Zonja e Vjetër’ që është kampion në pesë vitet e fundit në Itali, pritet me interesim të madh në qytetin e Milanos.
Në ndeshje me Interin ku skuadra zikaltër kishte fituar 2-1 të gjitha biletat e stadiumit ishin shitur, hera e parë dhe e fundit këtë vit.
Interi vetëm nga biletat kishte inkasuar hiq më pak se 3 milion, 740 mijë e 51 euro, që është një shifër rekord.
Edhe kundër Milanit pritet të ndodh e njëjta gjë, pasi janë shitur të gjitha biletat. 76 mijë sosh.
Nga shitjet e biletave, Milan do të fitojë hiq më pak se 3.55 milionë euro.
Milani edhe pse është mirë në renditje në disa sektor i ka pasur biletat më lirë se Interi për ndeshjen me Juventusin. /Telegrafi/