Site icon Telegrafi

Juventusi i afrohet përsëri Cavanit pas vështirësive për transferimin e Suarezit dhe Dzekos

Juventusi thuhet se ka kontaktuar përsëri uruguaianin Edinson Cavanin pasi ka gjetur vështirësi për Luis Suarez dhe Edin Dzeko.

Do të ishte një lëvizje befasuese për përfaqësuesin uruguaian, i cili është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me PSG u lejua të skadonte këtë verë.

Ish-sulmuesi i Palermos dhe Napolit kishte qenë në prag të një marrëveshje me Benfican, por marrëveshja dështoi shkaku i kërkesave të larta të Cavanit.

Ashtu si sulmuesi i Barcelonës Suarez, Cavani është një reprezentues i Uruguait dhe ata janë gjithashtu të njëjtën moshë, të dy kanë mbushur 33 vjet në janar dhe shkurt.

Ndërsa Suarez do të duhet të negociojë largimin e tij nga Barcelona dhe të marrë një pasaportë të BE-së në mënyrë që të mos marrë një vend ekstra-komunitar në skuadër, Cavani tashmë ka një pasaportë italiane.

Lexo po ashtu Problemet me pasaportë ia shtyjnë Saurezit kalimin te Juventusi

Sidoqoftë, raportet në Brazil janë gjithnjë e më të sigurta se Cavani do të nënshkruajë për klubin Gremio.

Dzeko është gjithnjë e më pak i bindur nga ideja e largimit nga Roma për Juventusin ose Interin, kështu që me afrimin e shpejtë të fillimit të sezonit, Cavani do të ishte një opsion intrigues.

Ai tashmë ka 213 ndeshje në Serie A nën rripin e tij, duke shënuar 112 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version