Juventusi nga Liga e Kampionëve i ka fituar tashmë 128.5 milionë euro.
Buxheti i Juventusit mund të rritet më tej. Një vit më parë Zonja e Vjetër kishte bërë “bum” kur kishte arritur marrëveshje me Gonzalo Higuainin.
Corrieredellosport zbulon edhe disa nga objektivat e kampionëve të Italisë, të cilët nuk do ta ndalen as në këtë afat.
Flitet se Juventusi do t’i investojë shumë e fituar në Ligën e Kampionëve, por edhe më shumë në pesë blerje.
Fabinho
Braziliani i lindur në vitin 1993, mesfushori e MonaCos. Kontrata e tij skadon në vitin 2021. “Monegasque” e blenë atë për vetëm 6 milionë euro nga Rio Ave, në verën e vitit 2015.
Angel Di Maria
Argjentinasi, i lindur në vitin 1988, është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2019. Ai mbërriti në Paris nga Manchester United në verën e vitit 2015 për 63 milionë euro. “Djajtë e Kuq” kishin paguar më herët 75 milionë euro te Real Madridi, për ta marrë në vitin 2014.
Keita
Senegalezi i lindur në vitin 1993 është një nga pikat e forta të Lazio, por kontrata e tij skadon në vitin 2018. Pa rinovim, ai ka për qëllim të lëvizë këtë verë.
Patrik Schick
I lindur në vitin 1991, sulmuesi çek bëri debutimin e tij ndërkombëtar këtë vit me Sampdorian. Kontrata e tij skadon në vitin 2020, por ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh.
Douglas Costa
Braziliani i lindur në vitin 1990 është i kontraktuar të Bayern Munich deri më 30 qershor 2020. Juventusi e do për krahun e majtë për t’i dhënë një dorë në këtë korsi, me Mandzukic që pritet të kthehet në rolin e vet origjinal.