Telegrafi

Juventus mendon shitjen e Dybalas për ta transferuar Joao Felix

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi argjentinas nuk është fare i kënaqur pasi ka mbetur nën hijen e super yllit portugez Cristiano Ronaldo.

Por tani Zonja e Vjetër ka një arsyeje më shumë ta shesë argjentinasin, pasi i duhen para për ta transferuar një tjetër futbollistë me perspektivë.

Joao Felix është objektivi madhor i Juventusit për repartin ofensivë dhe Zonja e Vjetër ka një përparësi nga skuadrat tjera.

Joao Felix duke festuar njërin nga tre golat të shënuar ndaj Eintracht Frankfurtit. (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Agjenti i lojtarit Jorge Mendes i ka dhënë fjalën Juventusit dhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë pasur një takim me Benfican.

Klauzola e Felix është 120 milionë euro dhe nën ato para Benfica nuk dëshiron të heqë dorë.

Kampionët në fuqi të Italisë synojnë që ta shesin argjentinasin Dybala për 120 milionë tek Manchester United ose Bayern Munich dhe me ato para të transferojnë Felixin në Torino. /Telegrafi/