Juventus është duke shpresuar që në verë ta transferojë Ruben Diasin nga Benfica.
Skuadra italiane ka kohë që ka shfaqur interesim për anëtarin e skuadrës portugeze, gjersa Jorge Mendez duket se po i ndihmon ata.
Sipas Calciomercatos, bardhezinjtë do të bëjë ofertën e parë në drejtim të portugezëve për transferimin e Dias.
Për ta transferuar mbrojtësin, ‘Zonja e Vjetër’ duhet të paguajë 60 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij.
Juventus është duke shpresuar që Mendes ta bind Benfican që ta shet lojtarin, pasi presidenti i tyre aktualisht është duke refuzuar ta lejojë largimin e lojtarit.
Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani ka pasur 54 paraqitje për portugezët dhe ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/