Telegrafi

Juventusi ka refuzuar 95 milionë për Dybalan nga Barcelona

Paulo Dybala është nga lojtarët më të mirë te Juventusi, por jo vetëm.

Pas paraqitjeve të mira për Zonjën e Vjetër shumë skuadra të mëdha kanë menduar për transferimin e argjentinasit.

Por, sipas Don Balon, ishte Barcelona skuadra konkrete në këtë aspekt.

Klubi katalunas ka ofruar 95 milionë euro, por është refuzuar nga Zonja e Vjetër pasi Dybala shikohet si pikë kyçe për ekipin.

Në sezonin e kaluar sulmuesi ka shënuar 19 gola për Juven në 48 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/