Mauro Icardi është objektivi kryesor i Juventusit për repartin ofensivë.
Sulmuesi argjentinas nuk po kalon momente të mira me Interin dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
Neroazzurrët janë gati ta lënë të lirë lojtarin dhe duan 70 milionë euro nga shitja e tij.
Inter është gati të bëjë edhe shkëmbim me Paulo Dybalan, por Juventusi nuk po e lejon largimin e yllit argjentinas.
Kësisoj kampionët e ri të Italisë kanë dalë me një ofertë të re për Interin.
Zonja e Vjetër është gati t’ia ofrojë tre futbollistë zikaltërve, Leonardo Spinazzola, Juan Cuadrado dhe Daniele Rugani në këmbim të Icardit.
Inter ende nuk ka e ka kthyer përgjigjen zyrtare nëse do të pranojë këtë ofertë apo jo të Juventusit.
Kujtojmë që zikaltërtit janë të interesuara të pranojnë para kesh deri në 70 milionë për ta lënë të lirë ish-kapitenin e tyre.
Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013 kur iu bashkua nga Sampdoria, ndërsa deri më tani për Neroazzurrët ka shënuar 123 gola në 216 paraqitje në garat zyrtare. /Telegrafi/