Telegrafi

Juventus e Barcelona pas Lallanas së Liverpoolit

Barcelona dhe Juventus janë gjigantët e fundit evropian që kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, Adam Lallana.

Kampionët e La Ligas dhe Serie A i janë bashkuar skuadrës franceze të Paris Saint-Germain në garë për yllin e Anglisë, sipas Times.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

Lallana ka qenë në formë fantastike këtë sezon për The Reds ndërsa ka pasur ngritje në karrierë që prej ardhjes së trajnerit në Anfield Road, Jurgen Klopp.

Reprezentuesit anglez 28-vjeçar kontrata aktuale i mbaron pas dy vjetëve ndërsa disa herë ka pohuar se nuk kërkon të largohet prej Merseysidet. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve