Niklas Sule është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Megjithatë qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, është futur në vitin e fundit të kontratës dhe është ende i pavendosur për të ardhmen.
Bavarezët i kanë ofruar rinovimin e saj, por Sule ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Situatën e tij janë duke e monitoruar disa klube të mëdha evropiane, teksa së fundmi janë futur në garë edhe dy gjigantët italianë, Juventus dhe Inter.
26-vjeçari mund të largohet në verë nga Bayerni si transferim i lirë dhe kjo ka bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij.
Përveç dy gjigantëve italianë, në garë për gjermanin janë edhe skuadra si Real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur.
Sule është pjesë e Bayernit që nga viti 2017, kur iu bashkua rekordmenëve gjermanë nga Hoffenheim për 20 milionë euro. /Telegrafi/