Site icon Telegrafi

Juve vazhdon monitorimin e dyshes gjermane Goretzka-Can

Gjiganti italian, Juventuesi raportohet se po monitoron me vëmendje situatat e mesfushorëve gjermanë, Leon Goretzka dhe Emre Can.

Dyshja gjermane e mesfushës ka hyrë në vitin e fundit të kontratave të tyre përkatëse me Schalken dhe Liverpoolin.

Lexo po ashtu Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta (Foto)

Afrimi i tyre në janar për një shifër solide apo në verë me parametra zero ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tyre.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Goretzka është në krye të listës së dëshirave të Zonës së Vjetër dhe do të jetë në dispozicion në një transferim të lirë në qershorin e ardhshëm.

Can dhe Goretzka janë shokë të mirë te kombëtarja gjermane/ Photo: GettyImages

Gjithçka mund të bëhet me një para-kontratë, përveç nëse ai vendos të nënshkruaj një marrëveshje të re në klubin e tij të tanishëm.

E njëjta gjë vlen edhe për mesfushorin tjetër gjerman, Can, i cili aktualisht është i përfshirë në një ndalesë për një zgjatje të kontratës me skuadrën nga Anfield.

Lexo po ashtu Juventusi e ka siguruar përforcimin e parë, mposht të gjithë për Groetzkan

E përditshmja italiane pretendon, se për shkak të numrit të paraqitësve që mund të tërheqë, Juve beson se lidhja e një marrëveshjeje për Goretzka do të jetë një detyrë më e lehtë.

Me kusht që gjendja e të dy lojtarëve të mbetet e njëjtë në janar, ata do të jenë brenda gjashtë muajve nga skadimi i kontratave të tyre – që do të thotë Juve do të jetë e lirë të hyjë në negociata për t’i nënshkruar ato për asgjë verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version