Site icon Telegrafi

Juve do t’i dëgjojë ofertat për Rabiot në janar, për të mos e lejuar largimin e tij pa para në verë

(Foto: Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, është duke tërhequr gjithnjë e më shumë interesim nga klubet angleze.

27-vjeçari ishte pranë kalimit te Manchester Unitedi në verën e kaluar, mirëpo kërkesat për pagë penguan në arritjen e marrëveshjes.

Raportohet se të njëjtat kërkese janë duke e penguar edhe rinovimin e kontratës me Zonjën e Vjetër, pasi francezi kërkon rreth 9.5 milionë euro në sezon.

(Foto: Getty)

Meqenëse i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj në kontratën e tanishme, Rabiot ka tërhequr sërish interesimin e klubeve angleze, si Chelsea, Liverpool e Tottenham Hotspur.

Sipas Corriere Dello Sport, nëna e tij, Veronique, që është edhe agjente e futbollistit, është duke e shtyrë drejt klubeve tjera.

Për të mos e humbur në verë me parametrat zero, Juve planifikon ta shesë në janar nëse ka ndonjë ofertë ndërmjet 10 deri në 15.5 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version