Është raportuar se Matthijs de Ligt është caku kryesor i Juventusit, duke e realizuar kështu Barcelonën.
Qendërmbrojtësi ishte i lidhur me Zonjën e Vjetër edhe në verën e kaluar, por një marrëveshja nuk u finalizua.
Sipas Tuttosport, për kampionët italian tani De Ligt është caku kryesor për afatin e janarit dhe janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro.
Por, Juve nuk do ta ketë aspak lehtë pasi Barça është tash e disa kohë pas lojtarit.
Për De Ligt kanë shfaqur interesim edhe Napoli e Interi nga Serie A.
Juve mund të jetë paksa favorit pasi agjenti i lojtarit është Mino Raiola, me të cilin kanë marrëdhënie shumë të mirë.
Në shtatë ndeshje në Eredivisie këtë sezon De Ligt ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NF1pUYmyoxA