Juventusi e ka refuzuar ofertën e Barcelonës prej 160 milionë eurosh për Paulo Dybalan, njofton Corriere dello Sport.
Kur jemi në orët e fundit të afatit kalimtar, Blaugranët akoma nuk e kanë gjetur zëvendësimin e duhur të Neymar, i cili kaloi te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro.
Liverpooli nuk është duke lëshuar pe për Philippe Coutinhon, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Juve për Dybalan.
Pas raportimeve në mediat spanjolle se Barca e ka bërë përpjekjen e radhës për La Joya, Corriere dello Sport bën të ditur se oferta ka qenë 115 milionë euro plus 45 milionë tjera në formë bonusesh (që në total shkon në 160 milionë euro).
Kujtojmë që Juve ka paguar 40 milionë euro kur e transferoi argjentinasin nga Palermo para dy vitesh. /Telegrafi/