Site icon Telegrafi

Juve pret oferta për Dybalan, Reali e Unitedi interesohen për argjentinasin

Paulo Dybala (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat në fund të sezonit për Paulo Dybalan.

Reprezentuesi argjentinasi nuk po llogaritet më në të pas mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Massimilliano Allegrin.

Pasquale Schiattarella dhe Paulo Exequiel Dybala (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

E përditshmja italiane, “Corriere dello Sport” shkruan sot se Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë duke vëzhguar zhvillimet nga afër dhe janë inkurajuar të bëjnë ofertat e tyre.

Bardhezinjtë po e ndjenjë se tani është koha që të bëjnë para duke e shitur sulmuesin që këtë sezon nuk ka pasur edhe shumë paraqitje të mira.

Sipas mediave italiane, kampioni në fuqi kërkon hiq më pak e as më shumë se 100 milionë euro për lirimin e futbollistit.

Gjithashtu edhe Manchester City dhe Paris Saint-Germain thuhet se janë duke kërkuar shërbimet e numrit dhjetë të Juves.

Lexo po ashtu Dybala nuk ia mbyll dyert PSG-së: Kurrë mos thuaj kurrë

Ndryshe, 25-vjeçari për Juven në katër sezone ka shënuar 75 gola në 165 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version