Telegrafi

Juve përgatit ofertë deri në 140 milionë euro për të shmangur interesimin e Realit për Pogban

Paul Pogba (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Juventusi është duke i intensifikuar përpjekjet për transferimin e Paul Pogbas, mirëpo e kanë të qartë se do të kenë konkurrencë të madhe nga Real Madridi.

Mesfushori i Manchester Unitedit është duke menduar për një sfidë të re, ndërsa Bianconerët dhe Los Blancos janë në garë për shërbimet e tij.

Mediat në Itali raportojnë se drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, është takuar me zyrtarë të Djajve të Kuq për të biseduar në lidhje me transferimin e 26-vjeçarit.

(Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, Zonja e Vjetër është duke përgatitur një ofertë zyrtare, e cila pritet të jetë në vlerë prej 130 deri 140 milionë euro për rikthimin e Pogbas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

Nga ana tjetër, gazeta spanjolle ABC raporton se Reali është gati të ofrojë 125 milionë euro për mesfushorin francez, si edhe do ta paguajë po aq sa Eden Hazardin.

Pritet të shihet në javët në vijim se si do të rrjedhin gjërat në lidhje me të ardhmen e Paul Pogbas. /Telegrafi/