Juventusi është lidhur me dyshen e Barcelonës, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez, të cilët mund të largohet nga Katalunia këtë verë.
Il Corriere dello Sport raporton se Zonja e Vjetër po përpiqet të gjejë zgjidhje për Gonzalo Higuainin dhe ta lirojë veten nga paga e tij, para se të investojë në tregun e transferimeve.
Sipas gazetës italiane, drejtori sportiv i Bianconerëve, Fabio Paratici, planifikon se pas lirimit të obligimeve ndaj argjentinasit, të kërkojë shërbimet e Suarezit, madje edhe të Griezmannit.
Nga ana tjetër, Mundo Deportivo ka raportuar se Barca planifikon ta rindërtojë skuadrën dhe të dy sulmuesit mund të largohen nga Camp Nou këtë verë.
Ndryshe, Juventus në javët e fundit është lidhur me disa sulmues, si Arkadiusz Milik (Napoli), Alexandre Lacazette (Arsenal) dhe Raul Jimenez (Wolverhampton Wanderers). /Telegrafi/