Site icon Telegrafi

Juve i ofron Liverpoolit 50 milionë euro plus Dybalan për Salahun

Gjiganti italian, Juventus është i gatshëm t’i ofrojë Liverpoolit, Paulo Dybalan dhe para për futbollistin egjiptian Mohammed Salah.

Bardhezinjtë bëri lëvizje të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar gjersa një gjë të tillë po kërkon ta bëj edhe këtë vit.

Kampioni italian po dëshiron të shfrytëzoj si karrem interesimin e Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt për ta joshur Liverpoolin për shkëmbim të lojtarëve.

Tuttomercato shkruan se Bianonerrët janë të gatshëm të ofrojnë argjentinasin plus 50 milionë euro për sulmuesin egjiptian të The Reds.

Salah ka luajtur tashmë për dy klube italiane, së pari në Fiorentinë, kur “rifreskoi” karrierën pas një episodi të dobët në Chelsea dhe pastaj për Romën, nga ku u zhvendos në Liverpool dhe “shpërtheu” sezonin e kaluar.

Ndryshe, këtë sezon ai nuk luan në një nivel aq të lartë, por ka arritur të realizojë njëzet gola në 41 ndeshje gjersa ylli i italianëve ka realizuar nëntë gola në 35 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version