Juventusi po insiston që ta transferojë dyshen e Barcelonës, Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic, në këto dy ditë të fundit të afatit kalimtar.
Zonja e Vjetër është në bisedime me kampionin aktual të La Liga-së që disa javë për dy lojtarët, ndërsa kanë ofruar në marrëveshje disa emra.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, skuadra italian po i ofron asaj katalunase plotë gjashtë lojtarë për ta kompletuar marrëveshjen.
Emre Can, Blaise Mautidi, Rodrigo Bentancur, Daniele Rugani, dhe Federico Bernardeschi, i janë ofruar Blaugranasëve për Rakiticin dhe Umtitin.
Të dy lojtarët aktualisht janë si opsione të dyta në skuadër, andaj Barcelona mund t’i shkëmbejë ata me gjashtë anëtarët e Juves.
Kampioni i Serie A-së ka më pak se dy ditë për ta arritur marrëveshjen me skuadrën katalunase, pasi afati i transferimeve mbyllet më 2 shtator. /Telegrafi/